Seferi dhe Rrustemi zbulojnë meçet e radhës
3 min readFoto: Gani Kosumi dhe Shpend Ahmeti
Hotel Sirius, Prishtinë, 8 korrik 2015 – Dy boksierët tanë të sukseshëm, Nuri Seferi dhe Erzen Rrustemi janë paraqitur në Prishtinë, në një konferencë të përbashkët duke prezentuar planet e ardhshme.
I pari që mori fjalën dhe prezentimin për konferencën dhe rrjedhën e kësaj pritje ishte gazetari i mirënjohur Artan Muhaxhiri, cili prezentoi arsyen e
ardhjes dhe prezencës së boksierëve tanë. “Jemi këtu më dy boksierët tanë kampion. Nuri Seferi dhe Erzen Rrustemi kanë ardhur enkas nga Zvicra për të prezantuar planet e tyre të ardhshme. Ju faleminderit të gjithë juve medie, që keni gjetur kohe dhe jeni prezent” theksoi Muhaxhiri.
Fjala nga Muhaxhiri iu dha përfaqësuesit të Kosova Boxing, Artan Vërbica i cili foli në prezentimin më të gjerë të dy boksierëve. “Arsyeja, pse jemi këtu sot, janë dy boksierët tanë të cilët kanë dashur të paraqesin për mediet kosovare të rejat e tyre. Nuri Seferi do të boksoj me kroatin nga Bosnja dhe Hercegovina, Damir Beljo. Ky meç do të zhvilloht në shtator, ku Seferi do të ju flasë për më shumë rreth këtij meçi. Ndërsa që për Erzen Rrustemin, kjo është prezenca e parë e tij në Kosovë pas suksesit të nëntë meçeve, të gjitha fitore, tetë fitore me ndërprerje” tha Vërbica.
Nuri Seferi, i cili bëri të ditur se kundërshtari i radhës do të jetë Damir Beljo. Ky i fundit pas 20 sfidave nuk ka pësuar asnjë humbje. Seferi beson se me një fitore eventuale, t’i krijonte vetes një mundësi që edhe njëherë të luftoi për titullin e kampionit në versionin WBO.”Para një jave arrita marrëveshjen për të boksuar me 7 shtator në Mostar të Bosnjës, kundër një boksieri boshnjak Damir Beljo. Është akoma i pamposhtur dhe kampion aktual evropian në WBO. Ne kemi arritur marrëveshje me kampionin aktual botëror Marco Huck, që fituesi i këtij dueli të jetë sfiduesi i radhës i kampionit të botës” theksoi Nuri Seferi.