RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Bradley fiton në mënyrë kontraverse ndaj Vargasit

2 min read

Bradley vs. Vargas 1Stubhub, Carson, California, SHBA, 27 qershor 2015 – Timothy Bradley ka shënuar fitore kontraverse mbrëmë ndaj Jessie Vargas në duelin për titullin WBO Interim në kategorinë velter.Dueli ishte mjaft interesant ku Bradley kishte fituar dy apo tre raunde më shumë, por që doli një e papritur që bëri të flasë e gjithë bota këto 24-orët e fundit.

Zhvillohej raundi i fundit dhe ishim në përfundim të raundit ku kishin mbetur 20-sekondat e fundit, kur Jessie Vargas kishte kuptuar se kishte humbur duelin, ndërsa kërkonte goditjen përfundimtare. Dhe këtij qëllimi ia arriti ku plasoi një të djathtë të fortë ku Bradley vërtet u gjetë në pozitë të vështirë ku mezi po mbahej. Zhvilloheshin 10 sekondat e fundit ku Vargas pa rreshtur godiste Bradleyn, ku gjyqëtari Pat Russell, ndërhyri duke përfunduar meçin, në vetëm 7 sekonda pa përfunduar dueli. Askush nuk e dinte se çka është duke ndodhur dhe cili ishte vendimi. Vargas filloi të kërcej, ndërsa Bradley akoma ishte në ankth nga ajo goditje e fuqishme që kishte pranuar. Dhe pas kësaj gjyqëtari Russell kishte menduar se dueli ka përfunduar dhe kishte ndërprerë meçin dhe kërkoi rezultatin e vlerësuar nga tre gjyqëtarët rreth ringut. Ishte e papritur dhe skandaloze, ku për ato 7 sekonda Vargas do të mund të përmbyste rezultatin, por ja që vendimi i gjyqëtarit Russell mbeti dhe pas mbledhjes së pikëve, Bradley u shpall fitues me vendim unanim pas 12-raundeve.

Bradley deri më tani ka zhvilluar 34 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 32 fitore (12 KO), një humbje dhe atë nga Manny Pacquiao dhe një barazim me Diego Chavez. Ndërsa për Jessie Vargas kjo ishte humbja e parë në karrierë karshi 26 fitoreve (9 KO).

Do të duhej të zhvillohet revanshi mes këtyre dy boksierëve ku themë që ndoshta Vargas ka pasur mundësi të fitoj në çastet e fundit.

Artan Vërbica
28 qershor 2015  

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.