RTK

RTKLive
7 Dhjetor, 2021

Nimani, Seferi, Cullhaj dhe Rrustemi shkëlqejnë në Detmold të Gjermanisë

2 min read

Besar Nimani 1Detmold, Nordrhein-Westfalen, Gjermani, 27 qershor 2015 – Në prani të 300 shikuesve në Detmold të Gjermanisë, protagonistët shqiptarë, Besar Nimani, Sefer Seferi, Armand Cullhaj dhe Erzen Rrustemi kanë shënuar fitore të rëndësishme. I gjithë ky organizim është bërë nga Berat Nimani, të cilit duhet alauduar ky suksesë duke mbledhur dhe sjellur disa nga yjet më të mira shqiptare që kemi sot. 

Besar Nimani 2Sefer SeferiArmand CullhajErzen Rrustemi 2Besar Nimani është rikthyer me fitore pas humbjes së papritur që i ndodhi në muajin prill ndaj franqezit Frank Haroche Horta. Ai kësaj radhe mposhti hungarezin Peter Orlik me ndërprerje në raund të parë. Nimani qëroi hesapet qysh në minutin e parë ku me një seri goditjesh ishte goditja në pleksus ku e la të shtrirë hungarezin. Me këtë fitore Nimani shënoi fitoren e 19-të në karrierë karshi një humbje të veteme që ka në karrierë. Ndërsa për hungarezin Peter Orlik kjo ishte humbja e dhjetë në karrierë, karshi dhjetë fitoreve dhe një barazimi.

Sefer Seferi i theu nofullën serbit nga Bosna e Hercegovina, Radenko Kovac. Sikur se Nimani edhe Seferi përmbylli duelin në raund të parë ku me goditje të fortë la të shtrirë Kovacin ku u desht ndërhyjra e mjekut për t`ju dhënë ndihma e parë. Me këtë fitore Seferi ngriti bilancin e tij në 20-0 (18 KO), ndërsa që Kovac pësoi humbjen e shtatë në karrierë karshi dy fitoreve.

Armand Cullhaj mposhti kroatin Bosko Misic me nakaut teknik në raund të tretë. Cullhaj dominoi meçin duke e dërguar dy herë në nokdovn kroatin në raund të dytë. Por, ishte raundi i tretë ai përfundimtar ku nga goditjet e pësuara, Misic nuk mundi më dhe dueli i përmbyll me fitore ndaj boksierit tonë. Kjo ishte fitorja e 18-të në karrierë (12 KO), karshi pesë humbjeve dhe tre barazimeve. Ndërsa për Misic kjo ishte humbja e katërt në karrierë karshi katër fitoreve.

Erzen Rrustemi shënoi fitoren e nëntë në karrierë në po aq meçe. Ai kësaj radhe mposhti turkun me përvojë Ata Dogan me vendim të një anshëm të gjyqëtarëve, pas gjashtë raundeve. Rrustemi tregoi më shumë në këtë përballje, ndonëse një gjyqëtarë gjykoi kundër tij në të mirë të Dogan, por kjo kishte pak rëndësi. Me rëndësi është se Rrustemi po vazhdon rrugëtimin e tij drejt sukseseve, dhe kjo ishte fitorja e nëntë në karrierë (8 KO) në po aq meçe sa ka zhvilluar deri më tani. Për Dogan kjo ishte humbja e 27-të në karrierë karshi 14 fitoreve (5 KO).

Artan Vërbica
28 qershor 2015 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.