RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Povataj nakauton gjeorgjianin Gegeshidz në raund të dytë

2 min read

Foto: K-1 Club, Nurnberg 

Freskim Povataj 2Offenbach, Gjermani, 27 qershor 2015 – Freskim Povataj ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj gjeorgjianit David Gegeshidz.

Ishte raundi i dytë kur Povataj dha goditjen e tij të fortë duke e hadhur në dysheme Gegeshidzin i cili i dha përfundim kësaj përballje. Ai e dërmoi gjeorgjianin David Gegeshidz ku pas këtij meçi u dërgua me mjetë ambulancë për në Spital për t`ju ofruar ndihma e parë. Povataj shquhet me goditje të forta, ku deri më tani ka bilanc prej 4 fitore (4 KO) dhe një barazimi. Ndërsa David Gegeshidz pësoi humbjen e nëntë në karrierë karshi 15 fitoreve dhe një barazimi.

Me këtë fitore Povataj rriti apetitet e tij dhe po ecë drejt sukseseve të mëdha. Ai është duke u menaxhuar nga promoteri shqiptar Franc Ndue i njohur si Franky në Gjermani dhe mbështetur nga menaxheri i njohur Astrit Ademaj, ku deri më tani Povataj po arrinë fitore të një pasnjëshme.

Ekipi i Ndues në Nurnberg, këtë nëntor do të shënoj përvjetorin e dhjetë jubilar. Ai krahas boksierit tonë Freskim Povataj në menaxhim ka edhe nigerianin me pasaport
gjermane, talentin Nuhu Lawal dhe poashtu gjermanin Davide Doria. Siç e kemi theksuar edhe disa herë më parë kontribut dhe mbështetje të madhe Franky, ka nga Astrit Ademaj i cili është duke dhënë sezibilizim të madh boksit shqiptar. Pra, bashkimi bënë fuqinë dhe Franky dhe Ademaj janë rrugës së mirë drejt sukseseve me boksier kulmorë.

Artan Vërbica
28 qershor 2015 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.