RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Shala, Vukshinaj dhe Jakaj triumfojnë në Pejë

1 min read

Pejë, 28 korrik 2017 – Shpetim Shala (22-2-1, 8 KO) ka arritur me vështirësi të fitoj në qytetin e tij të lindjës në Pejë. Kundërshtari i Shalës, afrikani Chimwemwe Chiotcha (15-6-1, 11 KO) pati performancë të denjë duke e gjuajtur një herë boksierin tonë në nokdovn, por Shala ishte i fokisuar në fitore dhe pas tetë raundeve gjyqëtarët vendosën në favor të Shalës.

Në parameç boksoi edhe Faton Vukshinaj (4-0, 3 KO) i cili mposhti poashtu një boksier nga Afrika, bëhet fjalë për Limbani Masamba (11-9-0, 5 KO). Pas gjashtë raundeve Vukshinaj u shpallë fitues nga gjyqëtarët.

Fitore shënoi edhe debutuesi Bernardin Jakaj (1-0, 1 KO). Ai ishte më i mirë se maqedonasi Ice Trajkovski (0-1). Maqedonasi Trajkovski në fund të raundit të tretë dorëzoi mećin.

Photo Reporter: Shpend Ahmeti / Kosova Boxing

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.