RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Orial Kolaj rikthehet fuqishem

1 min read

Rome, Itali, 24 korrik 2017 – Pas një viti e gjysmë, Orial Kolaj është rikthyer ringut duke shënuar fitore të rëndësishme për vazhdimin e karrierës. Kolaj (18-5-0, 12 KO) përball pati kundërshtarin nga Gjeorgjia, Giorgi Beroshvili (29-18-2, 21 KO) të cilin arriti ta mposht me nakaut në raund të dytë.

Kjo fitore riktheu Kolaj në pozicionin e 120-të në ranglistën e boxrec-ut, ndërsa që ai pret shumë shpejt të rikthehet në pozitat kulminante ku renditej më parë.

“Jam i lumtur për fitoren. Nuk dua të presë shumë, por të boksoj për ndonjë titull të madh” theksoi Kolaj për Kosova Boxing.

Kolaj i cili më parë pati fituar titullin e kampionit të Italisë dhe të Bashkimit Evropian, EBU-EU, synon që sërish të sfidoj titullin e Bashkimit Evropian e më pastaj edhe atë kryesorin të Evropës, EBU, që e mban gjermani Karo Murat.

“Jemi në bisedime dhe do të konkuroj të fitoj së pari titullin evropian të Bashkimit Evropian e më pastaj atë kryesorin, atë evropian” tha Kolaj.

Kosova Boxing është ndër mediumet e para shqiptare që ka mbështetur Orial Kolaj që nga themelimi i mediumit tonë nga viti 2009.

www.kosovaboxing.org
25 korrik 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.