RTK

RTKLive
16 Tetor, 2021

Garcia vs. Broner me 29 korrik

2 min read

Me padurim është duke u pritur dueli ndërmjet të pamposhturit, Mikey Garcia (36-0, 30 KO) dhe Adrien Brooner (33-2, 22 KO). Meçi i tyre do të zhvillohet me 29 korrik në Barclays Center në Brooklyn të New York-ut. Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin “WBC Diamond” titull enkas i punuar për këtë meç, duke e cilësuar si meçin e më të mirëve të kategorisë super të lehtë. 

Garcia kampion botëror në WBC në kategorinë e lehtë, më parë ka fituar titujt e kampionit të botës edhe në kategori më të ulta, në pendël, super pendël dhe të lehtë. Me aftësit që posedon Garcia mundet ti afrohet Floyd Mayweatherit i cili ka fituar tituj të botës në pesë kategori të ndryshme. Ndërsa që rekordin e titujve të fituar e mban Manny Pacquiao që ka fituar gjithsejt tetë tituj të botës në kategori të ndryshme. 

Kundërshtari i Garcias, Adrien Broner më parë cilësohej pasardhës i Floyd Mayweatherit, si nga tipi i njejtë, poashtu edhe nga stili i tij i boksierit. Broner poashtu ka fituar titullin e kampionit të botës në tre kategori të ndryshme, super pendël, të lehtë dhe në velter. Broner një talent e rrallë sikur se Garcia, por që shkëlqimi i tij ka humbur për shkak të jo diciplinës së tij, kur edhe kjo iu pagua duke pësuar me 2013 nga argjentinasi Marcos Maidana. Ai pas kësaj humbje shënoi disa fitore por pësoi prapë me 2015 nga Shawn Porter. Nga ky vit deri më tani ka zhvilluar vetëm dy meçe duke fituar dy përballjet, por sipas analizës sime në këtë meç favoritë do të jetë Mikey Garcia.  

Artan Vërbica
25 korrik 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.