RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Shpetim Shala kundër Chimwemwe Chitocha këtë të premte

1 min read

Prishtinë, 25 korrik 2017 – Pas humbjes që pësoi në dhjetor të vitit të kaluar nga suedezi, Erik Skoglund, Shpetim Shala rikthehet tetë muaj më pas në qytetin e tij të lindjes në Pejë. Kësaj radhe Shala ka vendosur të boksoj në një kategori më të ulët në super të mesme. Shala (21-2-1, 8 KO) për kundërshtar do të ketë afrikanin nga Malawi, Chimwemwe Chiotcha (15-5-1, 11 KO). Meçi parashikohet të zhvillohet në tetë raunde. 

Në parameçe do të boksojnë edhe Faton Vukshinaj (3-0, 3 KO) kundër afrikanit nga Malawi, Limbani Musamba (11-8-0, 5 KO) dhe debutuesi Bernard Jakaj kundër maqedonasit Ice Trajkoski, poashtu debuter. Në program do të janë edhe disa meçe amatore. 

Ngjarja do të zhvillohet këtë fundjavë të premten me 28 korrik në palestrën Karragaçi në Pejë.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.