RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Garcia i fortë edhe për Broner

1 min read

Barclays, Brooklyn, New York, 30 korrik 2017 – 12.084 shikues ishin prezent në palestrën extra moderne për të përcjellur meçin ndërmjet Mikey Garcia dhe Adrien Broner.

Garcia (37-0, 30 KO) e ka dominuar meçin kundër Adrien Broner (33-3-0, 24 KO) duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve.

Broner e filloi meçin mirë duke e fituar raundin e parë, ndërsa Garcia iu kundër përgjigjë duke fituar të dytin dhe të tretin. Broner ishte më i mirë në raundin e katërt duke barazpeshuar meçin duke e bërë më interesant. Por, në raundet në vazhdim nga e pesta deri te e teta, katër raunde i fitoi radhazi duke e bërë dallimin. E nënta ishte e Broner, ndërsa vulën kryesore sa i përket fituesit i dha Garcia sërish duke fituar raundin e dhjetë dhe njëmbëdhjetë. E fundit ishte e Broner, por pa arritur të bëjë diferencën, sepse meçin pastërt e fitoi Garcia. Sipas numërimit tonë Garcia fitoi me 116-112.

Në fund tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Garcias (dy gjyqëtarë 116-112, njëri 117-111).

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.