RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Lomachenko ndal Miguel Marriaga duke mbrojtur titullin WBO në kategorinë super pendël

2 min read

Microsoft Theater, Los Angjelos, SHBA, 5 gusht 2017 – Vasyl Lomachenko (9-1, 7 KO) ka vazhduar superioritetin e tij duke mposhtur edhe kolumbianin Migeul Marriaga (25-3, 21 KO). Është pritur një sfidë më e madhe nga kolumbiani Marriaga, por ai dy herë u gjet në dysheme para se të dorëzohej në raundin shtatë. Ishte edhe një edhe performancë e shkëlqyeshme nga ukrainasi Lomachenko i cili mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë super pendël në versionin WBO. Kjo ishte mbrojtja e tretë e titullit botëror për Lomachenkon.

Dy herë kampioni olimpik, Lomachenko më parë fitoi titullin e kampionit të botës edhe në një kategori më të ulët në pendël. Ai pas kësaj fitore synon të ngritet në një kategori më të lartë në të lehtën, ku sipas një video që ka çarkulluar ditë më parë, ukrainasi do të kryqëzoj dorezat me kampionin e botës Mikey Garcia (37-0, 30 KO) i cili mposhti javën e kaluar Adrien Broner.

Por, para përballjes së Lomachenkos dhe Garcias, të dy boksierët priten të kenë edhe nga një meç tjetër. Garcia ka për qëllim të boksoj me venezuelasin, Jorge Linares i cili me 23 shtator në Inglewood të Kalifornisë do të mbroj titullin e kampionit të botës në versionin WBA kundër britanikut Luke Campbell, ndërsa që Lomachenko mund të boksoj me kubanezin Guillermo Rigondeaux. Ndërsa që përballja Garcia dhe Lomachenko të zhvillohet në muajt e parë të vitit 2018.

Artan Vërbica
6 gusht 2017

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.