RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Shala tregohet madhështor edhe jashtë ringut

2 min read

Shpetim Shala 3Fitorja e fundjavës e Shpetim Shalës nuk i ka lënë vend shumë për të festuar këtë fitore, pasi kundërshtari i tij Mounir Toumi, në raundin e dhjetë mori goditje të fortë, gjë që mori edhe tronditje në tru. Pas meçit ai u dërgua në emergjencë dhe jeta e tij ishte në rrëzik, duke qëndruar në përkujdesje intensive deri më sot, kur përfundimisht rreziku për të pasur ndonjë gjakëderdhje tjetër i tejkaloi.

Shala me gjithë fitoren e tij ishte i shqetësuar, deri sa ai në një mënyrë minimale festoi fitoren e tij, duke pasur mendjen te kundërshtari. Ai nuk festoi këtë fitore duke ndarë dhimbjen bashkë me gjithë stafin e tij dhe të boksierit kundërshtar, Toumi. Atij iu lejua sot vizita pasi u largua nga përkujdesja intensive që të vizitoj Toumin, duke treguar madhështin e tij edhe jashtë ringut.

“Kjo që i ndodhi kundërshtarit tim, mund ti ndodh çdo boksieri dhe mundet edhe mua një ditë të më ndodh. Isha çdo ditë në spital për ta vizituar, por nuk u lejova deri më sot të vizitoja pasi ishte nën përkujdesin intenzive. Por, kujdesin tim ia tregova edhe gruas së tij e cila ishte mjaft mirënjohëse. Sot, kur ai doli nga dhoma intensive, unë së bashku me trajnerët e mi, vizituam atë duke i shprehur dhimbjen e përbashkët” theksoi Shala për Kosova Boxing.

Me gjestin e tij, Shala tregohet madhështor edhe jashtë ringut, ku primar për çdo sportist është që edhe në jetën e përditshme të jetë human. Gjesti i tij le të jetë shembull për gjithë sportistët.

Artan Vërbica
10 dhjetor 2013

2 thoughts on “Shala tregohet madhështor edhe jashtë ringut

  1. Plotesishte po pajtohem me ty Artan.
    Me te vertet gjestin dhe paraqitjen e Shpetimite duhete te kene per shembull jo vetem sportistet por te gjithe ne…
    Shembull i atletit te nivelite boteror !

  2. Te lumte Shala per respektin qe ke per kundershtarin tend.
    Dhe urime te tjera ne te ardhmen.
    Respekte Altini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.