RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Cullhaj i gatshëm të fitoj në Azerbejxhan

2 min read

Armand CullhajBoksieri ynë nga Tirana, Armand Cullhaj ka kryer të gjitha përgatitjet para duelit të tij ndaj boksierit nga Azerbejxhani, Vusal Aliyev. Ky meç do të jetë mjaft i rëndësishëm për Cullhaj i cili ka pranuar këtë sfidë me guximin më të madh që në Azi të udhëtoj vetëm për fitore, ndërsa e pret me padurim sfidën. Kundërshtari i tij Aliyev deri më tani ka zhvilluar 12 meçe, të gjitha fitore (5 KO), por Aliyev deri më tani asnjëherë nuk ka boksuar me një boksier të mirë dhe perspektiv siç është Cullhaj. Shpresojmë që Cullhaj ti shkakton humbjen e parë në boksin profesionist.

Cullhaj ndryshe nga herat e tjera kur përgatitjet i kryente në Gjermani, kësaj radhe vendosi që stërvitjet dhe sparringun të kryj në Tiranë, aty ku i mori hapat e parë në boksin amator. Aty së bashku me trajnerin e tij, Artur Koci kanë bërë të gjitha përgatitjet që puna e tyre e përbashkët të jap rezultat në Azerbejxhan.

“E kam pranuar ofertën me plot dëshirë. Nuk e kam pranuar për lek, por për të udhëtuar për vetëm një qëllim, fitoren. Do të kthehem nga Azerbejaxhani si ngadhnjimtar” theksoi Cullhaj për Kosova Boxing.

Cullhaj ka zhvilluar këtë vit tre meçe profesioniste, dy në Kosovë dhe një Gjermani duke fituar të tre përballjet. Ai synon që vitin të përmbyll me suksesë të lartë. Ekipi i Cullhaj do të nisen të enjtën drejt kryeqytetit Baku të Azerbejxhanit, me synim të vetëm, fitoren.

Artan Vërbica
11 dhjetor 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.