RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Kreshnik Rrustemi kundër Belosheviç këtë të shtunë në Shkup

2 min read

Kreshnik Rrustemi dhe Shkodran VeseliYlli botëror në sportet luftarake Mirko “Cro-Cop” Filipoviç do të jetë mysafir special në spektaklin e organizuar FFC 10, e cila të premten nga ora 19:30 do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Boris Trajkovski” në Shkup. Filipoviç i cili nuk dëshiron shumë të jetë jashtë Zagrebit, megjithatë vendosi që të udhëtoj drejt Shkupit me çka do të mbështet “Final Fight” spektaklin të cilin para 16 muajve e kthej karrierën e tij në kikboks. Filipoviç do të jetë në Maqedoni edhe si përkrahës i Ricco Rodrigez, kampion i mëhershëm në UFC në kategorinë e rëndë, me të cilin do të luftoj me grekun Nestoras Bacillas. Mirko Filipoviç do të jetë në këndin e Rodrigez si trajner. “Dua me këtë mënyrë të mbështes spektaklin në Shkup, prandaj edhe jam në Maqedoni. Më herët kam njoftuar Ricco-n i cili ushtronte me mua në Zagreb dhe prandaj tani dëshiroj që ti jap përkrahje për këtë meç. Kam dëgjuar fjalë të mira për qytetin e Shkupit, kështu që sinqerisht më vjen mirë që po vi”, tha “Cro-Cop”. Ndryshe, Maqedonia për herë të parë në histori do të jetë nikoqir i një spektakli të të tillë të MMA-së, ku do të marrin pjesë 24 luftëtar. Ky spektakël do të jetë interesante pasi do të paraqiten edhe shqiptari Kreshnik Rustemi. I rëndë 110 kg, i cili në karrierën e tij ka mposhtur kampionin e “Glori”, Riko Verhoven si dhe Tomsh Hron, Mihael Dut dhe Filip Velinden. Ndërkohë do të paraqitet edhe Shkodran Veseli i cili stërvit në Vjenë të Austrisë. Nga ana tjetër, Maqedoninë do ta prezentojnë pesë luftar Ile Ristevski, Sllobodan Kajmakovski si dhe duelet MMA Zlatko Petrevski, Viktor Stojanov dhe Risto Dimitrov.

Përgatiti:
Avdyl Salihu
11 dhjetor 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.