Shala në ring me 2 Nëntor
1 min readBoksieri ynë Shpetim Shala do të zhvillon duelin e radhës me 2 Nëntor në Austri. Shala 14-0 (6 KO) për kundërshtar do të ketë boksierin hungarez Attila Baran 10-6-2 (6 KO).
Meçi Shala dhe Baran do të jetë parameç i duelit Marcos Nader dhe Roberto Santos për titullin EU të EBU-së. Kjo ngjarje do të organizohet nga kompania e njohur Saurland Event.
“Përgatitjet janë duke shkuar mjaft mirë dhe po ndihem shkëlqyeshëm. Do të shënoj fitoren e 15-të” theksoi Shala për Kosova Boxing.
Kjo ngjarje do të emitohet në televizionin sportiv Eurosport ku të gjithë adhuruesit tanë do të kenë mundësinë që boksierin tonë të shohim drejtpërdrejt.
Artan Vërbica
18 Tetor 2012
sukses ishalla me fitore shpetim