RTK

RTKLive
5 Maj, 2024

Kosova Boxing dekoron Nuri Seferin me titullin “Ikonë e boksit shqiptar”

1 min read

Prishtinë, 16 Tetor 2012 – Agjensioni ynë Kosova Boxing gjatë pritjes së boksierit tonë Nuri Seferi ndau çmimin “Ikonë e boksit shqiptar” për Nuri Seferi. Ky çmim është i dyti nga agjensioni ynë pasi që në muajin mars ky epitet për herë të parë iu dha boksierit Luan Krasniqi.

Seferi për shumë vite ka dhënë kontribut të madh për boksin shqiptar duke rritur imazhin e shqiptarëve në botë, duke qenë ambasdor i popullit tonë.

Nuri Seferi javën e kaluar mbrojti titullin “WBO Europe” ndaj serbit Nenad Stankoviç me TKO 1. Seferi aktualisht radhitet i 4-ti në versionin WBO ndërsa shumë shpejt pritet të sfidon edhe titullin e botës.

Foto: Bes Hamiti

Agjensioni Kosova Boxing
16 Tetor 2012

1 thought on “Kosova Boxing dekoron Nuri Seferin me titullin “Ikonë e boksit shqiptar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.