Shala në ring këtë të shtunde kundër hungarezit Janos Olah
1 min readShpetim Shala 11-0 (3 KO) do të kryqëzoj dorezat këtë të shtunde në Pejë kundër hungarezit Janos Olah 8-6-1 (3 KO). Ky meç do të mbahet në palestrën Karragaçi në Pejë me fillim nga ora 18:00. Në këtë mbrëmje do të ketë edhe disa meçe amatore të boksit, të kick-boxit, ku pritet të paraqitet edhe kick-boxieri nga Zajasi Besnik Limani dhe boksierët Pirro Quni, Egzon Muçolli, Dielli Vranovci, etj. Ndërkohë kundërshtari i Shalës, hungarezi Janos Olah ka një eksperiencë të madhe dhe radhitet si i 393-ti në boxrec.com. Shala ishte parashikuar të boksoj me Andras Keckes, por ky i fundit ishte lënduar ditë më parë dhe është zavendësuar me Janos Olah.
Kosovaboxing.org
15 Dhjetor 2011