RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Christine Theiss lufton sonte për Besim Kabashin

1 min read

Kampionja e botës në kick-box, Christine Theiss do të mbroj titullin e kampionit sonte në Mynih nga ora 22:15. Mbrëmja e organizuar nga Steko Fight Night, në të cilën ka pasur edhe Besim Kabashi të mbroj titullin e kampionit kundër Mighti Mo, por vdekja e papritur e kampionit tonë erdhi në momentin e papritur. Në fillim Steko Fight Night deshi të anuloj këtë mbrëmje, por ishin shokët e Kabashit që kundërshtuan, duke dashur të boksojnë për Besim Kabashin. “Kemi vendosur të mos e anulojmë këtë mbrëmje, sepse ne besojmë që Besimi kishte dëshiruar atë. Ne do të luftojmë për te në ring” theksoi Theiss për mediat gjermane.

Ndërkohë menagjeri dhe traineri i Mladen Steko theksoi: “Humbja dhe partneriteti me Besimin është e papërshkruheshëm. Kanë qenë të gjithë kick-boxierët e mij për të boksuar këtë natë për Besimin.

Christine Theiss do të mbroj titullin kundër çekes Martina Mullerova. Ky meç do të transmetohet drejtpërdrejt në TV Sat 1 të Gjermanisë, ndërsa është përgaditur një show-spektakël për Besim Kabashin, ku shikuesit do të kenë rastin të përcjellin nga ora 22:15.

Kosovaboxing.org
16 Dhjetor 2011

4 thoughts on “Christine Theiss lufton sonte për Besim Kabashin

  1. une nuk jam i pajtimit qe mbahet kjo mbremje masi qe ka ndodh ky rast i tmerrshem dhe nuk eshte gjest i mire i Televizionit SAT 1 edhe kesaj Zheles Christina Theis! Ky eshte meq komercial edhe nuk pranohen rastet njerzore por vetem € e $ percjellet! As njet nuk e kam me percjell kete program!

  2. O zot nuk mundem kurr mi pa sonte kur nuk esht legenda ks o shum pom dhimet sa her qe pi shoh fotot pom shtin me kajt besim kabashi kurr nuk do te harrojm pom dhimet si me qen vllau im bre..

  3. hallall ju qoft ktyne shokeve te besimit qe luftojn per besimin e di qe sonte ata luftojm me emocione per besimin po zoti ka thon qashtu qe aj mos me qen sonte ne ring, po kta ishalla luftojn e fitojn e embrojn titullin si besimi qysh diti me mbrojt .

  4. Falenderim per Steko Fight Night te gjith kick-bokseret folen per Besimin, e mbajten shirit te zi

    Besim, gjithmon ne zemerat tona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.