RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Theiss: “Besim, kjo fitore ju dedikohet juve”

2 min read

Mynih, 16 Dhjetor 2011 – Mbrëmja e 16 Dhjetorit në palestrën e Cirkut në Koronë në Mynih filloi me hyrjen nga TV Sat 1 në transmetim të drejtpërdrejt të mbretëreshës Christine Theiss dhe të tjerët kolegë nga ekipi Steko, duke kthyer nderimet e fundit për kolegun i tyre Besim Kabashi. Emitemi i drejtpërdrejt filloi nga ballkoni ku u shfaq fotografia e madhe e Besim Kabashit me brez në rreth të shpatullës së tij, duke buzëqeshur, ku legjenda është gjallë dhe do të përkujtohet. E gjithë mbrëmja ishte mjaft emociunuese, ndërsa herë pas herë në transmetim mungonin valonat e flamurit shqiptar, gjë që shihej mungesa dhe atmosfera që sillte kampioni ynë.

Christine Theiss ka arritur të mbroj titullin e kampionit botëror në versionin WKA për herë të 12-të. Theiss mposhti çeken Martina Mullerova me “Knock Out” teknik në raund të 2-të. Kjo fitore iu dedikua kampionit tonë botëror Besim Kabashit, i cili ndrroi jetë tragjikisht dy javë më parë. Në këtë mbrëmje ishte paraparë të paraqitet edhe Kabashi kundër Mighti Mo, por ja që kjo ndeshje mbeti ëndër për shqiptarët duke mos parë atë kundër njërit ndër kick-boxierët më të mirë të gjitha kohërat, Mighti Mo.  

Theiss ishte mjaft e emocionuar pas meçit, ajo me të përfunduar meçi përshëndeti të gjithë, burrin e saj, familjen, menagjerin, por në fund ajo iu drejtua nepërmjet mikrofonit, edhe Besim Kabashit. “Besim kjo fitore ju dedikohet juve. Të falenderoj për miqësinë tuaj të mrekullueshme. Besim ju ishit person i mrekullueshëm dhe nuk do të harrojmë kurr ty” theksoi Theiss, e cila në shenjë respekti dhe fjalë miradie, i pikuan edhe lotët për Besimin në shenjë dhimbje për te.

E gjithë mbrëmja e 16 Dhjetorit e organizuar nga Steko Fight Night ishte e dedikuar Besim Kabashit.

Foto : Christina Pahnke

Artan Vërbica
18 Dhjetor 2011

1 thought on “Theiss: “Besim, kjo fitore ju dedikohet juve”

  1. I falenderoj ekipin Steko per kete qe kan bere per Besimin,por eshte mire qe dhe ne te bejme per sportistet tane dhe qe mos ti harrojm po ne ate moment kur nuk jane ne mesin tone apo qe kan perfunduar karieren sportive dhe me nuk i respektojm dhe nuk i njohim,andaj eshte mire qe ti respektojm te gjithe sportistet qe kemi dhe ata qe ishin dikur emra te medhenje ku ka ende ne mesin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.