RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Shala fiton titullin IBO-Intercontinental

2 min read

Foto: Barbara Loschan

shala 2Admiral Dome, Vienë, Austri, 30 prill 2016 – Shpetim Shala (21-1-1, 12 KO) ka arritur ta bejë edhe titullin IBO-Intercontinental për vete. Ai mbrëmë arriti ta mposht franqezin Cedric Bellais (18-8-3, 8 KO) me vendim unanim pas 10-raundeve.

Shala dominoi meçin gjatë gjithë kohës, por që edhe Bellais kishte çastet e tij dhe ai kërkoi fitoren me ngulm.

shala 5shala 7shala 6Të tre gjyqëtarët vlerësuan Shalën fitues, Matteo Montella 98-92, Joerg Milke 97-93 dhe Alexander Herman 97-93.

“Ishte një meç i vlefshëm për mua ku kundërshtari ka qenë gjatë gjithë kohës në kërkim të fitores. Por, unë isha i vëmendshëm dhe i koncetruar për ta mposhtur atë. Jam i gëzuar për fitoren” theksoi Shala pas meçit për Kosova Boxing.

Versioni IBO në vitet e fundit ka ngritur nivelin e tij, duke qenë menjëherë prapa 4-versioneve botërore që njohin botërisht (WBC,WBA, IBF dhe WBO). Titulli IBO në kategorinë gjysëm të rënd aktualisht është vakant. Për këtë titull me 21 maj në Moskë do të dyluftojnë rusi Umar Salamov (15-0, 12 KO) dhe britaniku Bob Ajisafe (16-2, 7 KO). Një informatë interesante për gjithë lexuesit tanë se boksieri i parë shqiptarë që ka sfiduar këtë titull ka qenë boksieri ynë Elvir Muriqi kur boksoi kundër Antonio Tarver në vitin 2007.

Do të ishte mirë që Shala të boksoj me fituesin e Salamov apo Ajisafe. Por, atë e presin edhe sfida tjera të rëndësishme, ku ngadalë dhe sigurtë ka arritur të afrohet te maja e boksit botëror.

Artan Vërbica / 1 maj 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.