Dardan Zenunaj po vazhdon marshimin në ringjet amerikane
1 min readCarson, Kalifornia, 30 prill 2016 – Dardan Zenunaj (12-1-0, 9 KO) mbrëmë para 18.000 shikuesve në qytetin Carson të Kalifornisë arriti të mposhtë meksikanin Naciff Castillo (17-7-2, 5 KO)me vendim të gjyqëtarëve.
I vetëm kundër gjithë atyre meksikanëve, Zenunaj nuk u trembë dhe fitoi me meritë. Komuniteti meksikan që jeton dhe vepron në Kaliforni ishin të zhurshëm gjatë gjithë kohës për idolin e tyre, por kjo masë e publikut nuk i la përshtypje boksierit tonë i cili me përpikëri kreu detyrat e tij duke dalë nga Carson kryelartë, ngadhnjimtar.
Se sa vështirë ishte u pa kur Zenunaj i dha një nokdovn në raund të dytë, por që gjyqëtari këtë e mori si rrëshqitje dhe nuk i numëroi Naciff Castillos. Castillo krahas kësaj disa herë goditi Zenunajn me kokë dhe kjo asnjëherë nuk u sanksionua.
Zenunaj me menquri kreu punën e tij duke iu shmangur provokimeve dhe me goditje të pastërta fitonte epërsi ku në fund doli të dal fitues. Dy gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Zenunaj, ndërsa njëri të barabartë.
John McCarthy e vlerësoi 59-55, Fernando Villareal me 58-56, ndërsa Kermit Bayles 57-57.
Kosova Boxing vlerëson lartë boksierin Zenunaj. Nesër do t`ju sjellim një intervistë ekskluzive me boksierin tonë.
Artan Vërbica
1 maj 2016