Shkodran Veseli fiton titullin e botës edhe në versionin WMAC
2 min readAdmiral Dome, Vienë, Austri, 30 prill 2016 – Shkodran Veseli ka shtuar edhe një brezë të kampionit botëror në thesarin e tij. Ai në fundjavë mposhti sllovakun Jan Mazur me vendim unanim pas pesë raundeve duke fituar titullin e kampionit botëror në versionin WMAC në kategorinë deri 76 kg.
Dueli ishte i fortë ku Veseli shfaqi luftë të bukur dominuar në të gjitha raundet, por Mazur ishte rezistues dhe në asnjë moment nuk u dorëzua. Në fund pas pesë raundeve fitorja i takoi pastërt tajboksierit tonë.
Kjo ishte fitorja e 74-të për Veselin, karshi 17 humbjeve dhe 1 barazimi në gjithsejt 92 meçe sa ka zhvilluar deri më tani. Ndërsa sllovaku Mazur pësoi humbjen e 16-të në karrierë, karshi 51 fitoreve.
Në këtë mbrëmje u paraqitën edhe Dardan dhe Hekuran Avdylaj si dhe Adil Osmani.
Dardan Avdylaj fitoi titullin International të Austrisë në kategorinë deri -86 kg. Ai dominoi meçin ndaj Rene Wimmer, duke e rrahur gjatë gjithë ndeshjes. Por grushtet të fortë të Dardanit austriaku Wimmer nuk mundi ti duroj më shumë se në raundin e pestë kur Wimmer ra në dysheme duke mos mundur të ngritet.
Fitore dhe performancë të denjë dha edhe Adil Osmani. Osmani ishte më i mirë se sllovaku Michal Peczar. Pas pesë raundeve fitues doli Osmani i cili fitoi titullin e kampionit evropian në stilin Full Muay-Thai, në kategorinë deri -70 kg.
I pafat në këtë mbrëmje ishte Hekuran Avdylaj. Avdylaj që ishte i pamposhtur për tre vite pësoi humbje kësaj radhe. Pas një pakujdesie dhe një hapje të pamenduar duke dashur ta nakautoj kundërshtarin nga Kroacia, Jasmin Bajroviç, ai mori kundër goditje në pleksus duke humbur meçin. Kjo ndodh te sportistët që janë të guximshëm dhe Hekurani do të kthehet shpejt sepse ai ka predspozita të jashtzakonshme për të prekur majën e kikboksit botëror. Hekurani do ti kërkoj revansh Bajroviçit.
Kjo ishte ngjarja e dytë e “HEROES of FIGHT NIGHT” e organizuar nga promoteri shqiptar Mergim Veseli.
Përgatiti:
Artan Vërbica
3 maj 2016