DeGale shkëlqen, ndërsa Jack dhe Bute barazojnë
1 min readArmory, Washington, District 30 prill 2016 – Kampioni aktual botëror në versionin IBF, James DeGale (23-1, 14 KO) ka mposhtur mbrëmë meksikanin Rogelio Medina (36-7, 30 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve.
Tre gjyqëtarët vlerësuan fitues britanikun me 115-113, dhe dy të tjerë me 117-111.
Në këtë mbrëmje boksoi edhe kampioni aktual botëror në versionin WBC, suedezi Badou Jack (20-1-2, 12 KO). Jack arriti të nxjerë vetëm barazim karshi romunit me nënshtetësi kanadeze, Lucian Bute (32-3-1, 25 KO).
DeGale nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e tij. “Ju kam premtuar adhuruesve të mij se fitorja do të jetë me KO, dhe nuk arrita të mbaj premtimin” theksoi DeGale.
“E dua Badou Jack në meçin e radhës. Të dyluftojmë për unifikimin e brezave IBF dhe WBC” theksoi në fund DeGale.
www.kosovaboxing.org
1 maj 2016