RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Berto i revanshohet Ortizit, e nakauton në raund të katërt

1 min read

Andre-BertoCarson, California, 30 prill 2016 – Andre Berto iu ka revanshuar Victor Ortizit për humbjen pesë viteve më parë. Berto ishte maestral mbrëmë duke dominuar meçin, ndërsa e përfundoi në mënyrë të përkryer me nakaut klasik në raund të katërt.

Ndryshe nga dueli i vitit 2011 kur pati pesë nokdovn dhe ishte shfaqje e madhe nga dy boksierët,  ku tre herë në nokdovn u gjet Berto, dhe dy herë Ortiz, në një meç shumë interesant që ishte e vlefshme për titullin e botës në kategorinë velter në versionin WBC. Kësaj radhe ishte meç i një anshëm ku dominoi Berto. 

Duelin e fundit Berto e kishte zhvilluar në shtator të vitit të kaluar kur boksoi me tashmë legjendën e penzionuar Floyd Mayweather, ku humbi me vendim unanim. Por, ish-kampioni botëror me këtë fitore do të ndjek akoma më të mirët në kategorinë velter.

Kosova Boxing
1 maj 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.