Rashiti triumfon ndaj serbit Culum
2 min readHorgen, Zvicër, 30 prill 2016 – Yll Rashiti ka shënuar fitoren e pestë në karrierë. Rashiti (5-0-1, 3 KO) mbrëmë në Horgen të Zvicrës mposhti serbin Slobodan Culum (11-18-0, 8 KO) me vendim unanim pas 6 raundeve.
Para përballjes me Culum, Rashiti renditej i 472 në boxrec.com në kategorinë kruzer. Ai me këtë fitore do të futet në mesin e 400 më të mirë, pasi serbi Culum renditej më lartë në pozitën e 347-të.
Biografia e Yll Rashitit
Yll Rashiti është 23-vjeçar. Rashiti bokson në kategorinë ‘kruzer’. Ai u lind më 10 qershor 1992 në St. Gallen të Zvicrës. Familja e tij kishte emigruar para 30 vitesh nga fshati Shajne e komunës së Dragashit. Filloi si 11-vjeçar me kikboks në klubin “Gym Rheintal”. Ylli u nxitë nga vëllai i tij, Blerimi i cili kishte filluar fillin e kikboksit shumë më herët. Blerimi është 32-vjeçar, ai ka qenë tre herë kampion i botës në kikboks. Ai tashmë është trajner kryesor dhe pronar i ekipit “Gym Rheintal”. Po ashtu Blerimi është edhe gjyqtar i versionit botëror të kikboksit, WKU.
Ylli, gjatë karrierës së tij në kikboks zhvilloi 30 meçe, duke shënuar 25 fitore (18 KO) dhe pesë humbje. Në kikboks ka fituar titullin Internacional të Zvicrës. Ndërsa në boksin profesionist deri më tani ka zhvilluar 6 meçe duke shënuar 5 fitore (3 KO) dhe një barazim. Me Yllin është duke punuar trajneri i njohur nga Bad Ragazi, Leonard Caputo. Caputo, në klubin e tij ka edhe boksierin e njohur në Zvicër, Enes Zeqiroviç. Përkrahës i Yllit është edhe ish-boksieri i Prishtinës, Shemsi Gashi.
Kosovaboxing.org
1 maj 2016
1 thought on “Rashiti triumfon ndaj serbit Culum”