RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Shala fiton me vendim unanim hungarezin Szekeres

1 min read

Shpetim ShalaVienë, Austri, 1 nëntor 2014 – Shpetim Shala ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj hungarezit Norbert Szekeres. Dueli zgjati tetë raunde ku Shala fitoi me vendim unanim. Sipas gjykimit të tre gjyqëtarëve Shala fitoi të shumtën e raundeve, ku gjyqëtarët e vlerësuan me 80-72, 80-72 dhe 80-73.

Ky meç ishte një risi për Shalën, pasi ai boksoi në kategorinë super të mesme, një kategori më e ulët nga ajo që jemi mësuar ta shohim më parë ku Shala boksoi 19-duelet e para në boksin profesionist në kategorinë gjysëm të rënd. Ai me trajnerët e tij e kanë vlerësuar situatën dhe ecurinë momentale të kategorive dhe vendosën për këtë hap e cila sigurisht që do të analizohet dhe do të shiqohet se si të veprohet në të ardhmen. Shala me këtë fitore shënoi rekord të tij personal, 19 fitore (8 KO) dhe një barazim. Ndërsa për Szekeres ishte kjo humbja e 36-të në karrierë, karshi 16 fitoreve (9 KO) dhe tre barazimeve.

Kosovaboxing.org
2 nëntor 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.