RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Emërtohet rruga “Lah Nimani”në Prishtinë

1 min read

Lah Nimani - rruga ne PRMe kërkesën nga agjencioni i boksit “KOSOVA BOXING” nga pronari Artan Vërbica, me 20 shtator iu kemi drejtuar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, për të emërtuar një rrugë me emrin e trajnerit legjendar LAH NIMANI diku në Prishtinë. Sot në emailin tonë zyrtar është kthyer përgjigjja pozitive, ku pas mbledhjes së Bordit të Kuvendit Komunal është vlerësuar pozitivisht dhe tash e tutje, rruga ndërmjet segmentit të rrugëve të UÇK-së, Mark Isaku dhe Meto Bajraktari do jetë edhe emërtimi i rrugës LAH NIMANI.

“Dje komisioni ka vendosur që rruga e bashkangjitur të emërohet Lah Nimani sipas kerkesës tuaj” ka shkruar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kosova Boxing e falenderon kryetarin e Komunës Shpend Ahmeti për vlerësimin e Ikonës së boksit tonë, Lah Nimani.

Kosova Boxing
30 tetor 2014

14 thoughts on “Emërtohet rruga “Lah Nimani”në Prishtinë

  1. me mir vone se kurre e ka merituar, i ndjeri lah nimani ka dhene nje kontribut te madh per sportin kosovar .

  2. Eshte shum pak sa meriton ky legjendar, eshte i perjetshem kujtimi per te…

  3. Artan, po e madhështon dhe po e nderon figurën e të madhit Lah, me të edhe boksin si degë sportive. Të lumtë, je duke bërë shumë për boksin shqiptarë.

  4. Ky eshte nje sukses i jashtzakonshem i juaji per legjenden e boksit i cili ka ngrit boksin ne piedestalin me te lart ne ish Jugosllavi , emri i tije meriton shum e me shum se qka eshte duke bere ne Kosove per te, Urime Artan per suksesin

  5. I ndjeri Baci Lah e meriton kete, e ty Artan bravo te koft per kete mendim qe u kry me sukses.

  6. Artan je me i miri, dhe je nje analist i vertet, që din ti vlerson vlerat e rendesishme, Kjo eshte nje ide shume e qelluar qe emeriton emri i trajnerit legjendar Lah Nimani

    Respekt per Artan Verbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.