RTK

RTKLive
15 Mars, 2025

Arben Sylejmani fiton titullin WKU Europe

2 min read

Arben SylejmaniVoletswil, Zvicër – 1 nëntor 2014 – Kikboksieri ynë perspektiv, Arben Sylejmani ka bërë hapin më të sukseshëm në karrierën e tij, duke fituar titullin e kampionit evropian në versionin WKU, në kategorinë deri 77 kg. Ai mposhti kundërshtarin Bernd Willbold me nakaut klasik në raund të parë.

Sylejmani që në fillim të raundit tregoi superiotetin e tij duke nakautuar kundërshtarin. Ai që në fillim vërejti dobësit e kundërshtarit dhe pas disa çastëve arriti ta bëntë atë që e kërkoi, ku pas një kombinimi në stil të boksierit, goditi me direkt të djathtë, pastaj kroshe të majtë, ku e hapi për mrekulli duke plasuar goditjen përfundimtare direkte me të djathtën duke e plandosur Willboldin i cili mbeti i shtrirë dhe i paaftë të zgjohet e të vazhdoj duelin. Kjo performancë gëzoi të gjithë të pranishmit që ishin në numër të madh për ta përkrahur Arbenin.

I gëzuar ishte edhe trajneri dhe babai i tij, Ademi, i cili ngadalë ka krijuar yllin e të ardhmes në kikboksin tonë. “Jam i gëzuar. Ky është në suksesë që me vite kemi punuar.  Shpresoj të vazhdojmë duke kërkuar rezultate dhe suksese të reja” theksoi Adem Sylejmani për Kosova Boxing.

Si gjithnjë Arbeni festoi në fund të meçit me flamur kombëtar.

Arben Sylejmani me këtë fitore rriti bilancin e tij në 24 fitore (11 KO) dhe pesë humbjeve në 29-meçe. Ndërsa për kundërshtarin e tij, Bernd Willbold ishte humbja i pestë, karshi 22 fitoreve (17 KO).

Artan Vërbica
3 nëntor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.