RTK

RTKLive
14 Qershor, 2024

Mahmut Gorda rikthehet me 22 nëntor

1 min read

Mahmut Gorda 1Mahmut Gorda është njëri ndër boksierët më të mirë të pasluftës në Kosovë. Fituesi i shumë turneve në Kosovë, por edhe në gjërë rajonin do të zhvilloj meçin e dytë profesionist me 22 nëntor në Malmo të Suedisë. Gorda i cili debutoi vitin e kaluar në Francë ndaj Ala Edine Mousa duke pësuar me pikë, nuk dorëzohet dhe kërkon që nepërmjet Suedisë të kthehet atje ku pretendon.

“Humbja e parë në karrierë ishte e dhimbshme, sepse unë u shpërngula në Francë dhe atje nuk u përshtata mirë dhe më erdhi ajo humbje të cilën do ta përmisoj” thekson Gorda për Kosova Boxing.

Gorda përball do ta ketë boksierin vendas Simon Henriksson i cili ka poashtu një meç profesionist, një fitore. “Unë në Suedi udhëtoj vetëm për fitore” tha Gorda.

Gorda është pjesë e ekipit “Box Club Guebwiller” të Francës, i cili ka gjetur trajtim të mirë në klubin franqez. “Faleminderoj shtetin e Francës që më ka pranuar si qytetar të ri të tyre, klubin Box Club Guebwiller të cilin më kanë ndihmuar që unë të adaptohem dhe të vazhdoj boksin këtu” tha Gorda

Kosovaboxing.org
6 nëntor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.