RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Kosova përfaqësohet me tre boksier në Gongun e Artë

1 min read

Boks AmatorFederata e Boksit e Kosovës (FBoxK), përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në turneun “Gongu i Arte” në Shkup që fillon me 6 nëntor.

“Me ftesën e Federatës maqedone të boksit, Kosova do të merr pjesë në Turneun Ndërkombëtarë të 44-të me radhë ‘Gongu i Arte’, i cili mbahet prej 6 deri më 9 nëntor në Shkup’, është thënë në njoftimin e FBoxK-së.

Sipas këtij njoftimi, Kosova në ketë turne do të merr pjesë me tre boksier 60 kg Violant Sylejmani, 69 kg – Besart Kurhasku dhe 81 kg – Armend Xhoxhaj, selektori Xhevdet Peci dhe gjyqëtari Latif Demolli.

“Ky turnir është me tradite shumë vjeçare dhe është në kalendarin e garave zyrtare evropiane EUBC dhe Botërore AIBA. Në këtë turne konkurrenca do të jetë shume e fortë për arsye se shumë boksier pjesëmarrës janë kandidat pontencial për Lojërat Olimpike 2016 dhe për çdo boksier këto turne janë të mirëseardhura për të fituar norma dhe pikë Olimpike”, thuhet në njoftimin e FBoxK-së.

Gjithashtu, FBoxK ka bërë të ditur se boksierët tanë përpos këtij evenimenti do të marrin pjesë edhe në Shtip të Maqedonisë në Turneun Ndërkombëtar ‘Shtipi 2014’, ku Kosovën do ta përfaqësojnë: 64 kg Naser Shala, 69 kg Vehbi Lulaj, 75 kg Artan Brahimi dhe 81 kg Valdrin Elezaj, trajnerët Xhevdet Peci, Shefki Bogujevci po ashtu edhe gjyqëtari Latif Demolli.

Kosovaboxing.org
6 nëntor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.