RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Promoteri Franc”Francky”Ndue organizon mbrëmje madhështore javën e ardhshme në Nurnberg të Gjermanisë

1 min read

Fight Night NurnbergPromoteri kosovar me rezidencë në Nurnberg të Gjermanisë, Franc “Francky” Ndue, do të organizoj një ngjarje të madhe të boksit profesionist dhe kikboksit me 15 nëntor në Nurnberg të Gjermanisë.

Francky siç e njohin të gjithë në Gjermani menaxhon së bashku me bashkëpuntorin e tij të ngushtë Astrit Ademaj disa boksier të shquar si gjermanin David Doria me rekord 10-0 (4 KO), nigerianin Nuhu Lawal 16-0 (11 KO), etj. Poashtu pjesë e tyre janë edhe dy boksierët tanë shqiptar, i njohur për shumë kënd boksieri tiranas, Armand Cullhaj dhe boksieri perspektiv Freskim Povataj.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe gjithçka do të jetë e gatshme për javën e ardhshme. Do të zhvillohen disa duele intersante të boksit profesionist ku do të paraqiten boksierët tanë Nuhu Lawal, Davide Doria, Armand Cullhaj, Freskim Povataj, etj. Të gjithë që do të janë të pranishëm do të përcjellin do të ndahen të kënaqun, sepse ne kemi disa nga boksierët më të mirë në vend që synojnë shumë suksese në të ardhmen, jo vetëm në Gjermani por edhe më gjerë” theksoi Franc Ndue për Kosova Boxing. 

Armand Cullhaj do të boksoj kundër çekut Vladimir Fecko në 6 raunde. Ndërsa Freskim Povataj forcat do ti matë me boksierin çek Frantisek Kynkal në 4 raunde.

Kosovaboxing.org
7 nëntor 2014

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.