RTK

RTKLive
7 Dhjetor, 2021

Shala dhe Zeqiroviq, spektakli që po pritet me padurim

2 min read

Shpetim ShalaGjithçka është gati për mbrëmjen e boksit këtë fundjavë që do të zhvillohet në Pejë, ku ekipi promovues Sh&Sh Promotion dhe Klubi i boksit Besa kanë bërë të gjitha përgatitjet për evinimentin. Mbikqyrës i ngjarjes madhore do të jetë Federata e Boksit Profesionist të Kosovës

Në këtë ngjarje të rëndësishme për sportin e Kosovës, do të zhvillohen pesë meçe të boksit amator, dy meçe në kikboks dhe katër meçe të boksit profesionist.

Vëmendja e gjithë adhuruesve të boksit do të jetë tek meçi ndërmjet Shpetim Shalës dhe boshnjakut me nënshtetësi zvicërane Enez Zeqiroviq. Ky meç do të zhvillohet në dhjetë raunde dhe do të jetë  i rëndësisë së madhe për dy boksierët për të ardhmen, pasi fitorja do t`ju hapë mundësi të reje drejt sukseseve dhe titujve. Shala deri më tani ka zhvilluar 21 meçe në boksin profesionist duke shënuar 19 fitore (8 KO), një humbje dhe një barazim. Ndërsa Zeqiroviq ka bilanc prej 14 fitoreve (10 KO) dhe një humbje në 15 meçe sa ka në boksin profesionist.

Në parameç do të boksoj edhe Senad Gashi 8-0 (8 KO). Ai do të boksoj kundër boshnjakut nga Spliti, Elvir Behluloviq 4-30-0 (2 KO). Gashi dhe Behluloviq do të boksojnë në katër raunde.

Në këtë ngjarje do të boksoj edhe ish-kikboksieri i njohur, tani boksieri i dalluar Ylli Rashiti. Rashiti 2-0-1 (2 KO) do të boksoj kundër kroatit Robert Brajkoviq 1-2-0. Edhe ky meç do të zhvillohet në katër raunde.

Aron Molli do të jetë boksieri që do të debutoj në boksin profesionist. Molli poashtu do të ketë përballë boksierin debutues, hungarezin Pal Bohus. Ky meç do të zhvillohet në katër raunde.

Në kikboks do të paraqiten Besnik Limani dhe Hekuran Avdylaj.Ndërsa në boks amator do të jenë pesë boksierët e klubit të boksit Besa, Dielli Vranoci, Endrit Hadergjonaj, Valdrin Elezaj dhe Ardit Delijaj.

Kosovaboxing.org
24 korrik 2015 

 

1 thought on “Shala dhe Zeqiroviq, spektakli që po pritet me padurim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.