Matjet Zyrtare nga Peja: Shala 79.1 kg, Zeqiroviq 78.9 kg
1 min readRestorant Semitronix, Pejë, 25 korrik – Janë mbajtur matjet zyrtare në prag të meçit të Shpetim Shalës dhe boshnjakut Enes Zeqiroviq. Shala doli të jetë 79.1 kg, ndërsa Zeqiroviq peshoi 78.9 kg.
Meçi i cili pritet me padurim do të zhvillohet në Palestrën e sporteve Karragaqi në Pejë dhe do të jetë në dhjetë raunde. Mbrëmja e boksit do të filloj nga ora 19:00.
Foto: Shpend Ahmeti
Kosova Boxing