Kovalev nakauton Mohammedin në raund të tretë
1 min readMandalay Bay, Hotel & Casino, Las Vegas, 25 korrik – Sergey Kovalev është shfaqur i pamëshirshëm edhe për franqezin Nadjib Mohammedi. Ai nakautoj në raund të tretë Mohammedin duke mbetur mbret i kategorisë gjysëm të rënd.
Boksieri më i mirë i vitit 2014 nga Ring Magazine, e filloi mirë meçin duke dominuar me elegancën e tij. Ndërsa që Mohammedi ishte nën presion të vazhdueshëm dhe vazhdimisht levizjet i kishte të pakontrolluara duke lëvizur pa nevojë. Dhe në raundin e dytë Kovalev me dy direkte, me të djathtë dhe të majtë arriti ta plandos për dyshemeje duke përfunduar meçin në favor të tij.
Mohammed u tregu që nuk ka kapacitet. Ai është vetëm nivel evropian, dhe rasti i tij do të jetë sigurisht i fundit për të pasur një sfidë për titull bote.
Për Kovalev kjo ishte fitorja e 28-të në karrierë, e 25-ta fitore me ndërprerje, ndërsa Mohammedi pësoi humbjen e katërt karshi 37 fitoreve.
Artan Vërbica
26 korrik 2015