Lajmi i fundit: Shala triumfon ndaj Zeqiroviqit me vendim unanim
1 min readPalestra Karragaqi, Pejë, 26 korrik – Shpetim Shala ka arritur të fitoj ndaj boshnjakut me nënshtetësi zvicërane, Enes Zeqiroviq me vendim unanim pas dhjetë raundeve.
Meçi përmbushi kriterët e njërit ndër meçet më të mirë të zhvilluar në Kosovë, të kësaj dekade.
Ndër duelet tjera, Yll Rashiti fitoi me ndërprerje në raund të dytë, si dhe Senad Gashi me ndërprerje në raund të parë.
Më shumë rreth këtij meçi do t`ju pasqyrojmë nesër me një material të zgjeruar.
Nga Peja,
Artan Vërbica
26 korrik 2015