RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Kronikë e gjerë në raunde nga Shala dhe Zeqiroviq

3 min read

10405294_1156851104330076_2637610640678342087_nPalestra Karragaçi, Pejë, 26 korrik – Shpetim Shala me fitoren e fundit të zhvilluar në Pejë, ka dëshmuar se është njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar. Shala 20-1-1 (8 KO) mposhti boksierin shumë të rrëzikshëm Enes Zeqirovic 14-2-0 (10 KO) me vendim unanim pas dhjetë raundeve.

Në fund tre gjyqëtarët fitues e vlerësuan Shalën me rezultat bindës 100-90, 99-93 11229822_1156854350996418_602245955825982224_n11702794_1156854060996447_3630475375288719457_n11707408_1156854034329783_4984255031584987797_n11752511_1156853904329796_4851337793105304670_n11800032_1156854494329737_4760550846571140810_n11800066_1156854010996452_5254706581723960964_n11822646_1156854344329752_7748996085614138214_n11227902_1156851100996743_3212448878633638168_n11822766_1156851414330045_4274506491787699003_ndhe 100-94. Por, Kosova Boxing në sajë të korrektësisë këtë meç e ka vlerësuar me 98-93 në të mirë të Shalës.

Raundi 1 
Shala meçin e filloi me menquri të madhe duke qenë u kujdesshëm dhe duke arritur të godas disa herë Zeqiroviqin me direkte, duke fituar këtë raund. Shala 10-9 Zeqiroviq

Raundi 2
Në raundin e dytë Shala demonstroi një luftë të bukur ku krijoi hapsira duke e goditur pastër Zeqiroviqin duke e dominuar plotësisht raundin. Në këtë raund Zeqiroviqit iu dëmtua arkada e majtë, ku pas një pakujdesie Shala e goditi me kokë, por që goditja ishte e rastësishme. Shala 20-18 Zeqiroviq 

Raundi 3
Në raundin e tretë Shala të gjithë spektatorëve i dha emocione edhe më të mëdha ku pas një eskiavazhe dhe ikjes së bukur, arriti të zë Zeqiroviqin me kroshe të majtë duke e hedhur në dysheme. I gjithë publiku ishte në këmbë ku Shala me të gjitha forcat parreshtur vazhdoi duke e goditur boshnjakun, por që ky i fundit ishte e rezistueshëm. Ky njëherit ishte raundi më i bukur nga Shala. Shala 30-26 Zeqiroviq 

Raundi 4
Një raund i fortë ku Zeqiroviq filloi furishëm, i inatosur nga plandosja në dysheme më parë. Ai sulmoi parreshtur ndërsa që Shala arriti ti shmangej luftës së drejtpërdrejt. Zeqiroviq arriti disa herë ta godas Shalën, por që Shala në sekondat e fundit arriti që shumë mirë ti kundërpërgjigjet. Sipas nesh ky raund doli të jetë i barabartë. Shala 40-36 Zeqiroviq 

Raundi 5
Edhe në raundin e pestë Zeqiroviq ishte ai që vazhdimisht e kërcënonte Shalën. Ai kërkonte luftë të drejtpërdrejt, por që Shala e dinte sa i rrëzikshëm mund të jetë Zeqiroviq të cilit i konvenon lufta e afërt. Sikurse raundi i katërt, edhe i pesti ishte i fortë ku Zeqiroviq goditi disa herë, por Shala me disa goditje precize prishte planet e tij. Edhe ky raund mund të konstantojmë se ishte i barabartë.
Shala 50-46 Zeqiroviq

Raundi 6
Edhe ky raund ishte i fortë ku Shala demonstroi sërish boks të menqur. Ai fitoi këtë raund në saje të disa goditjeve më të pastërta. Shala 60-55 Zeqiroviq 

Raundi 7
Raundi i radhës ishte më i miri i Zeqiroviqit, ku arriti të godas disa herë Shalën duke e bërë duelin edhe më interesant dhe akoma të papërcaktuar sa i përket fituesit. Kjo tani do të dihej pasi Zeqiroviq do të jetë edhe më rëzikshëm në raundet e fundit. Shala 69-65 Zeqiroviq 

Raundi 8
Në raundin e tetë Shala nuk lejoi që Zeqiroviq të  fitoj raundin dhe të ishte më i mirë si në të shtatin. Ai lejoi Zeqiroviqit mesin e ringut dhe goditi pastër disa herë me kundër goditje duke fituar raundin. Shala 79-74 Zeqiroviq 

Raundi 9
Sërish Zeqiroviq ishte agresiv, ku pati më shumë goditje. Ishte e natyrshme sepse me pikë kishte kuptuar se do ta kishte të vështirë, ndërsa që pati më shumë goditje. Shala 88-84 Zeqiroviq 

Raundi 10
Raundi i fundit ishte i fortë duke u karakterizuar me shumë agresivitet nga Zeqiroviq, por Shala nuk i iku asnjëherë dhe dyluftoi duke i treguar se ka fituar pastër, duke treguar më shumë se ai. Shala fitoi me plot meritë duke treguar se është ndër boksierët më të mirë aktualisht shqiptarë në boksin profesionist. Shala 98-93 Zeqiroviq 

Përgatiti: Artan Vërbica
Foto: Shpend Ahmeti 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.