RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Shala dhe Krasniqi triumfojnë në Mynih

1 min read

Mynih, Gjermani, 4 maj 2019 – Dy boksierët tanë Granit Shala dhe Qendrim Krasniqi kanë triumfuar mbrëmë në përballjet e tyre.

Shala (6-0, 2 KO) përballë pati boksierin hungarez, Gyorgi Kuatsi (4-11-0, 2 KO) të cilin e plandosi për vetëm 20-sekonda. Me këtë fitore Shala vazhdoi suksesin e tij drejt ngritjes në plasman botëror.

Në anën tjetër fitore shënoi edhe Qëndrim Krasniqi (3-1-0, 3 KO) kundër gjeorgjianit Minida Nozadze (13-19-0, 11 KO) me nokaut në raund të dytë. Qendrimi është vëllai i vogël i boksierit të mirënjohur Haxhi Krasniqit. Sikur se Haxhiu edhe Qëndrimi po marshon drejt rezultateve të mira duke synuar suksese në boksin profesionist.

Dy boksierët menaxhohet nga promoteri shqiptar Agron Kurtishi. Kurtishi është mjaft i kënaqur me fitoret e Shalës dhe Krasniqit. “Është arritur synimi i kërkuar. Planin që kam hartuar të dytë e zbatuan në ring. Jam shumë i kënaqur” theksoi Kurtishi për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org
5 maj 2019 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.