Balla fiton titullin WBO të Oqeanisë
1 min readGrand Star Receptions, Victoria, Australi, 3 may 2019 – Qamil Balla ka arritur një suksesë tjetër në boksin profesionist duke fituar titullin WBO të Oqeanisë. Balla mposhti indonizianin, Hero Tito me nokaut teknik në raund të gjashtë.
Balla (13-1-1, 6 KO) dominoi duelin që nga fillimi, ndërsa që Tito (27-15-2, 11 KO) arriti të mbahet me vështirësi vetëm deri në raundin e gjashtë.
Ky është titulli i katërt i fituar në karrierë për Ballën. Ai më parë ka fituar edhe tre tituj të çmuar si titullin e “Shtetit të Victorias”, titullin e Australisë në dy kategori të ndryshme në të lehtë dhe super të lehtë, si dhe titullin Interim të Oqeanisë në versionin WBA.
www.kosovaboxing.org