RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Rikthehet Qamil Balla

2 min read

Bokiseri me origjinë shqiptar që jeton dhe vepron në Australi, Qamil Balla do ti rikthehet ringut këtë fundjavë të shtunën me 4 maj në Melbourn të Australisë.

Balla (12-1-1, 5 KO) i cili ishte për 14 muaj larg ringut rikthimin do ta bëjë edhe më fortë, edhe pse pas një pauze të gjatë ai do të sfidon titullin e kampionit të Oqeanisë në versionin WBO në kategorinë super të lehtë, ku për kundërshtar do ta ketë indonezianin Hero Tito (27-14-2, 11 KO).

Dueli do të jetë mjaft interesant dhe i vlefshëm ku në rast të fitores Balla do të gjendet në mesin e 15-të më të mirëve në botë në versionin WBO.

Balla gjatë karrierës së tij ka fituar disa tituj të çmuar si titullin e “Shtetit të Victorias”, titullin e Australisë në dy kategori të ndryshme në të lehtë dhe super të lehtë, si dhe titullin Interim të Oqeanisë në versionin WBA. Pra, Balla pritet që të shtunën të fitoj edhe titullin e katërt në karrierën e tij të boksierit profesionist.

Për kundërshtarin e Ballës, Hero Tito, mund të themi se është boksier me mjaft përvojë. Përkundër 14 humbjeve ai është boksier cilësor që këto humbje i ka pësuar në vende të huaja dhe ka boksuar me bokiserët më të mirë të oqeanisë në kategorinë e tij. Ai ka 27 fitore dhe ka sfiduar disa herë tituj të ndryshëm botëror.

Dueli Balla dhe Tito do të jetë mjaft interesant dhe sfidues ku sipas parashikimeve tona, dueli do të shkoj në 12-raunde dhe meçi do të jetë mjaft i fortë.

www.kosovaboxing.org 
3 maj 2019 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.