RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Crawford ndal edhe Khanin

1 min read

Madison Square Garden, New York, 20 prill 2019 – Terence Crawford edhe një herë ka dëshmuar se është superior në kategorinë e tij. Ai mbrëmë mposhti britanikun Amir Khan me nokaut teknik në raund të gjashtë.

Dueli filloi ashpër që në raundin e parë. Crawford (35-0, 26 KO) arriti me një kombinim goditjesh një të djathë dhe një të majtë arriti ta dërgoj Khanin në dysheme. Khan (33-5-0, 20 KO) u ngrit dhe vazhdoi, ai mori vetën. Në raundin e dytë dhe të tretë Khan sikur se ia doli dhe një moment të gjithë menduam se meçi do të shkoj deri në fund, por Crawford në raundet në vazhdim të katërtin dhe të pestin arriti ti jap shumë goditje Khanit. Në raundin e gjashtë Crawford aksidentalisht godet nën brez Khanin dhe ky sikur se iu gëzua kësaj goditje duke dëshiruar të përfundoj meçin. Trajneri i tij Virgil Hill e pyeti disa herë, “Do you want to continue a fight”, a dëshiron të vazhdosh. “I couldn’t, I want to stop”, nuk mundem, theksoi Khan.

Crawford pritet të sfidoj edhe kampionët tjerë në kategorinë velter, si Keith Thurman në Super WBA, Manny Pacquiao WBA, Shawn Porter në WBC dhe Erol Spence Jr në IBF. Duelet ndërmjet tyre do të janë mjaft interesante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.