Shala bokson me 19 tetor në Pejë
1 min readPas triumfit të titullit WBF Internacional ndaj Tomas Adamek në Austri, Shpetim Shala do të boksoj duelin e radhës me 19 tetor në Pejë. Dueli do të jetë në 8 raunde dhe do të jetë meçi kryesor i mbrëmjes. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar dhe kikboksieri i talentuar Besnik Limani, ndërsa pritet që në këtë mbrëmje të boksoj edhe ndonjë boksier tjetër i njohur.
Kjo ngjarje sportive do të organizohet nga kryetari i Klubit të boksit Besa e Pejës, z. Ragip Bytyqi. Si çdo herë mbikqyrës i ngjarjes do të jetë Federata e boksit profesionist e Kosovës.
“Përgatitjet kanë arritur në fazën e fundit dhe gjithçka po shkon sipas planit. E falenderoj Ragip Bytyqin dhe Nexhemedin Zekën për organizimin e këtij meçi dhe mbështetjen e vazhdueshme për mua” theksoi Shala për Kosova Boxing.
Kosovaboxing.org
15 shtator 2013