Vllaznia sërish kampion i Shqipërisë
1 min readKampionati i Shqipërisë në boks është mbajtur në Vlorë këtë fundjavë, ku sërish kampione ka dal ekipi Vllaznia nga Shkodra. Edhe kësaj radhe kampionati ishte mjaft i ngushtë ku dy klubet me të mira Vllaznia dhe Tirana arritën të fitojnë në katër kategori të ndryshme, por titulli i kampionit mbeti në Shkodër, pasi ishte më i mirë në saje të nënkampionëve e cila Vllaznia arriti ti fitoj katër vende të dyta, ndërsa Tirana tre vende të dyta.
Boksieri më i mirë i kampionatit u shpallë Asmer Bilalli i cili me dy fitore të tij ndaj boksierëve Denis Nurja dhe Xhulio Vrenozi meritoi titullin e më të mirit.
Ekipi ngadhnjimtar i Vllaznisë u paraqit me këtë përbërje: 49 kg – Vuksan Guri, 52 kg – Ardit Ago, 56 kg – Ronildo Pirani. 60 kg – Roxhildo Zeneli, 64 kg – Kristian Shytani, 69 kg – Asmer Bilalli, 75 kg – Bekim Vjerdha, 81 kg – Syrijan Marinaj, 91 kg – Emanuel Kacaj dhe +91 kg – Nelson Hysa.
Te Vllaznia kampion dolën këta boksier:
60 kg – Roxhildo Zeneli, 69 kg – Asmer Bilalli, 91 kg – Emanuel Kacaj dhe +91 kg – Nelson Hysa.
Ndërsa te Tirana kampion dolën këta boksier:
49 kg – Taulant Zajmi, 56 kg – Mauro Cani, 75 kg – Alban Bermeta dhe 81 kg – Aleksander Ramo.
Kosovaboxing.org
16 shtator 2013
Nuk po lexoj ankime. Ca ka ndodh? Ahahahaah
Para Vllaznia gjithmone kampione