Analizë: Mayweather e bën boksin sërish sportin numër 1
2 min readShkruan: Artan Vërbica
Floyd Mayweather është ylli më i madh i boksit botëror që nga ishte më parë i madhi Mike Tyson. Ai ka sjellur një efekt të ndryshëm tek njerzit duke shtyrë të shohin atë dhe përgjithësi për boksin, duke e berë boksin pësëri ndër sportet më të popullarizuar në botë. Ai mund të quhet lirisht president i sportit, si nga populariteti, ashtu dhe nga personifikimi të diçka shumë të fuqishme që ka berë këto vite dhe kjo është dëshmuar edhe një herë mbrëmë kur mposhti Saul Canelo Alvarezin. Ishte aq e thjeshtë që nuk mund të kap imagjinata, sa e thjeshtë që vetëm ai dinë të sjell për publikun. Dhe fitorja e tij ngriti edhe më lartë personalitetin e tij.
Vitet 90-tat ishin ku më së shumti boksi bëri ekspancionin e vërtetë. Ishte ikona e boksit Mike Tyson ku mblidhte miliona shiques rreth ekranëbe anë mbarë rrozullit botëror duke fituar me qindra miliona dollarë. Dhe kjo boksit i mungoi për shumë vite duke qenë boksi i jo sport i parë, por dytësor dhe tani boksin e kthehu më sipër Floyd Mayweather. Ai para meçit inkasoi 49 milion dollarë, ndërsa Canelo 6 milion dollarë, ndërsa të drejta televizive arriti ti shesë 75 milion dollarë, që do të thotë se gjysmën e tyre apo më shumë do ti shkojnë në xhepin e tij. Kjo ka rëndësi të madhe sepse Mayweather e beri boksin sport me fitim treshifror.
Ai e arriti këtë ta bëjë ndoshta me dhuntin e tij që zoti ia dha jo vetëm me talentin e boksit që ka, por edhe me diturinë. Ai çdo meç sjell diçka që është “In” apo në treg që themi ne duke shtyrë shikuesit të presin edhe më pastaj se çka do të sjellë herën tjetër. Ai mbrëmë doli në ring me dy yjet e hip-hopit, të riun Justin Bieber dhe Lil Wayne. Kjo kënaqi të pranishmit por edhe ata që e përcollën nga nga e mbarë bota nga ekranët televizivë. Ai poashtu në intervistat e tij, në matje zyrtare, në konferenca për gazetar, u bë sikur se boksieri më i mirë i të gjitha kohërave Muhammed Ali, një llafazan i dashur për të gjithë. Të gjitha këto e krijuan personalitetin e tij dhe ai sot është mbret i ringut.
Bota e boksit mbrëmë fitoi sepse me fitoren e tij boksi sërish fitoi reputacionin e madh dhe kjo është në të mirë të gjithëve që meremi me këtë lëmi.
Një përmbledhje edhe më të gjerë për Mayweather do t`ju sjellim në numrin e radhës së magazines sonë e cila do të dal nga mesi i nëntorit.