Latifi fiton titullin Baltik
1 min readSeinajoki, Finlandë, 14 shtator 2013 – Fitim Latifi 7-0 (1 KO) ka triumfuar në meçin për titullin e Gadishullit Baltik ndaj finlandezit Kai Karaumaki 18-19-0 (6 KO). Dueli ishte mjaft interesant ku pas tetë raundeve të tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e boksierit tonë me 80-72.
“Ishte një meç i vlefshëm për mua dhe ia dola të fitoj titullin e parë në karrierë. Ky meç do të më shërbejë për meçin e radhës me 30 nëntor, dhe arrita të shoh vetën se a mund të jem i gatshëm për 10 raunde, ku unë boksova 8 raunde pa problem duke fituar çdo raund” tha Latifi për Kosova Boxing.
Duelin e radhës Latifi do të ketë me 30 nëntor në qytetin Hamina të Finlandës ku do të sfidoj titullin e Finlandës ndaj Timo Laiane.
Latifi është në rrugë të mirë që në të ardhmen të shëndrohet në një boksier të suksesshëm në kategorinë e mesme, jo vetëm në Finlandë por edhe më gjerë.
E falenderojmë ekpin e Latifit për fotot ekskluzive për Kosova Boxing.
Kosovaboxing.org
15 shtator 2013