RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Sh.Beqiri dhe T.Menxhiqi së bashku në “Mix Fight Gala” në Frankfurt me 9 Tetor

1 min read

Shemsi Beqiri dhe Tahir Menxhiqi do të paraqiten të dy në “Mix Fight Gala” në Frankfurt të Gjermanisë me 9 Tetor. Të dy kick-boxierët tanë janë kampion aktual botëror në versionin WKA, Tahir Menxhiqi kampion deri -70 kg, ndërsa Shemsi Beqiri kampion deri -72.5 kg. Tahir Menxhiqi për kundërshtar do të ketë Omar Amrani ndërsa Shemsi Beqiri do të ndeshet me Alex Schmit. Menxhiqi dhe Beqiri menagjohen nga klubi “Team Super Pro”.
Menxhiqi deri më tani ka sfiduar dy herë ringjet e K-1 ku ka humbur dy duelet e zhvilluara në K-1 Max, një në Kore të Jugut vitin e kaluar dhe një në Japoni këtë vit, mirëpo ka lënë përshtypje të mirë dhe mbresa të mira për të ardhmen në K-1 Max. Gjithashtu edhe Shemsi Beqiri mund që shumë shpejt të sfidoj ringjet e K-1 pasi ka një talent të jashtzakonshëm dhe është kërcnim për çdo kundërshtar në peshën e tij. Kosovaboxing.org do t`ju informojë për rezultatet nga duelet e “Mix Fight Gala” të Frankfurtit.

Artan Vërbica
18 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.