RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Exclusive: Intervistë me Jetmir Kuçin

5 min read

Kosova Boxing intervistoi njërin ndër boksierët më të mirë në këto 15-vitet e fundit në boksin amator. Jetmir Kuçi gjatë karierës së tij fitoi tre tituj të kampionatit shqiptar për junior dhe nëntë herë kampion i Shqipërisë për të rritur. Kuçi ka qenë pjesmarrës dy herë i kampionatit botëror me 2007 në Chicago dhe 2009 në Milano. Kuçi poashtu është fitues i shumë turneve të mëdha si Adem Jashari me 2005, Vajedin Lame me 2006 dhe Dëshmorët e Shkodrës me 2007, 2008 dhe 2009. Me Kuçin biseduam që nga fillimi i karierës së tij dhe vazhdimit të tij e deri te boksi profesionist që ka startuar këtë vit.

Kosova Boxing : Jetmir kaluam qindra kilometra për të takuar. Kemi kënaqësi që po mundemi të realizojmë këtë intervistë. Lexuesit tanëdëshirojnë të dijnë më shumë rreth teje?
Jetmir Kuçi : Ju faleminderit për rrespekt.

Kosova Boxing : Pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri filloi boksi që ishte ndaluar nga viti 1963. Ju ishit që filluat nga viti 1991 dhe kampionati i parë u mbajt me 1992 por ti smore pjesë atë vit. Si ishte boksi dhe sa ishte e vështirë në atë kohë ?
Jetmir Kuçi : Ka qenë kohë e vështirë por në qytetin e Shkodrës filloi të punohet mjaft në rikthim të boksit. Unë isha vetem 14-vjeçar kur fillova hapat e parë.

Kosova Boxing : Kush ishin trainerët e parë dhe ato që filluan zejen e boksit që ti e mësove boksin më së pari?
Jetmir Kuçi : Fillova te trainerët Tonin Dema dhe Vitor Martini të cilët ishin trainerët e parë për të ri. Më pastaj vazhdova te Zef Gjoni për të rritur.

Kosova Boxing: Qysh në fillim të karierës suaj u pa që jeni me të vërtet talent i madh ku në konkurrencën e juniorëve ishe më i miri. Sa here u shpalle kampion për junior?
Jetmir Kuçi : Po isha kampion me 1993, 1994 dhe 1995 për të kaluar më pastaj në konkurrencën për të rritur.

Kosova Boxing : Kalove te Zef Gjoni i cli ishte trainer për senior por edhe që është selektor i Shqipërisë për shumë vite, ai ka merita të mëdha për boksin në Shqipëri.  Sa e ke pas ndihmën e tij ?
Jetmir Kuçi : Më ka ndihmuar shumë, e çmoj shumë punën e tij. Ai ka dhanë shumë për boksin, tani jemi ndarë në rrugë të ndara, mirëpo i ka meritat e veta që ka bërë shumë për boksin në Shqipëri.

Kosova Boxing : Edhe në konkurrencën e seniorëve u shpalle katër herë kampion i Shqipërisë, me 1995, 1996, 1998 dhe 1999 për tu larguar më pastaj në mërgim në Itali dhe Angli. Si ndodhi kjo ?
Jetmir Kuçi : Ishte kohë e vështirë ku populli shqiptar hjekte për bukë dhe për shumë gjëra. Shkuam në një turne në Itali ku pas turneut unë dhe Kreshnik Qato vendosëm të mos ktheheshim. Fillova jetën në Itali, për një vit. Ishte vështirë sepse isha larg nga familja. Pastaj e bëra bashkim familjar dhe vazhdova me bashkëshorten në Angli në Londër .

Kosova Boxing : Në Londër si u integrove sa i përket boksit ?
Jetmir Kuçi : Në Angli e mësova shumë boksin. Aty e pash që ka jetë tjetër boksi ndryshe nga Shqipëria. Deri se në Angli boksi merret si sport edukativ te ne në atë kohë nuk e merrnin boksin si sport fisnik dhe të rrespektueshëm.

Kosova Boxing : Cili ishte klubi juaj atje ?
Jetmir Kuçi : E nisa në “Islington Club” në Londër te traineri i njohur Chris Hall. Aty ka qenë edhe një talent tjetër shqiptar Ervis Jegeni i cili nuk kam dëgjuar më për të. Ai ishte talent dhe kishte rrespekt të lart tek anglezët. Në këtë klub me mua ushtruan edhe James DeGale që fitoi medaljen olimpike me 2008 dhe boksieri i njohur Michael Graham.

Kosova Boxing : U kthyet në Shqipëri me 2005 për të arritur mjaft shumë në skenën e boksit, si ndodhi kjo ?
Jetmir Kuçi : Isha larg vendlindjes për pesë vite dhe bashk me familje vendosëm të kthehemi.

Kosova Boxing : Sërish në petkun e Vllaznisë ku ishe i pakonkurrence ne kategorinë tende, fitove edhe pesë tituj te kampionit.
Jetmir Kuçi : Secili titull ka vlerën e vet dhe unë me kënaqësi kam mbrojtur titujt çdo here.

Kosova Boxing : Vitin e kaluar në kampionatin botëror në Milano kalove dy pengesa dhe ishe shumë pranë medaljes, por lëndimi që pësove t`a mohoi atë që e kishe merituar prej vitesh?
Jetmir Kuçi : Në gjiron e parë e pata bokserin më të vështirë nga Armenia, Samuel Matevsyan. E dija se nese e kaloj atë do të shkoj deri në gjysmëfinale. E mposhta bindshëm 10-4. Më pastaj në gjiro të dytë u takova me serbin Zoran Mitrovic. Edhe Mitrovicin e mposhta lehtë, mirëpo pësova lëndim në gishtin e madh të dorës së majt dhe doktorët ma ndërpren kampionatin. Ishte çasti më i vështirë për mua.

Kosova Boxing: Pas kësaj vendosët për te kaluar ne boksin profesionist kete vit. Si po ju duket boksi profesionist, ku e shihni dallimin ?
Jetmir Kuçi : Po është një sfidë tjetër nëse muj ta quaj ashtu. Shpresoj të arrijë suksese edhe në bokson profesionist sikurse në boksin amator.

Kosova Boxing : Keni shënuar katër fitore, tre me ndërprerje në boksin profesionist. A keni ndonjë strategji për vazhdimin e karierës suaj.
Jetmir Kuçi : Deri më tani kam zhvilluar katër duele profesionale në Shkodër. Tani dua të boksoj edhe në Tiranë, Durrës, Prishtinë dhe Shkodër dhe në të gjitha trevat tjera shqiptare.

Kosova Boxing : Kur mund të presim duelin tend të ardhshëm?
Jetmir Kuçi : Shumë shpejt, jam duke i sqyrtuar ofertat dhe së shpejti do t`ju lajmëroj adhuruesit dhe gjithë opinionin.

Intervista u zhvillua javë më parë në Shkodër nga Artan Vërbica.
Foto : Kosova Boxing
16 Shtator 2010

2 thoughts on “Exclusive: Intervistë me Jetmir Kuçin

  1. Pershendetje nga Kosova . Jetmir je ni boxer shum e forte, masi me ke mposhtur mua ne ato vietet kur une isha ne top form.. bravo je njishi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.