RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Limanit i caktohet kundërshtari

1 min read

Taiboksieri nga Zajazi i Maqedonisë, Besnik Limani, edhe zyrtarisht ka njohur emrin e kundërshtarit që do të ndeshet në spektaklin e organizuar në palestrën “Pyramide Vösendorf” në Vjenë më 19 shtator. Ai është rumuni, Dani Kordan, boksier i njohur në vendin e tij, i cili ka kualitete te larta. Këtë lajm për KosovaBoxing, e ka konfirmuar edhe vet taiboksieri shqiptar. “Po ka një kohë që unë përgatitem për këtë aktivitet ku do të marrin pjesë shumë boksier cilësor, pasi edhe shpërblimet janë të mëdha. Unë deri më sot kam pritur se do të ndeshem me kundërshtar serb, mirëpo në momentet e fundit më është njoftuar se do të kryqëzoj dorëzat ndaj taiboksierit nga Romania, Dani Kordan. Deri diku kam njohuri për kualitetet e këtij kundërshtari dhe do të jap maksimumin që të arrij deri te fitorja”, pohoi Limani.

Avdyl Salihu
15 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.