RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Nuri Seferi i 6-ti në WBO

1 min read

Nuri Seferi njëri ndër boksierët më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave, në rang listën më të fundit të shpallur nga Organizata Botërore e boksit (WBO) është radhitur në vendin e gjashtë të kësaj kategorie. Dhe sipas kësaj liste, mundësia që ai tani të sfidoj kampionin Marko Huck është e madhe. Ky lajm për boksierin nga Korita e Gostivarit nuk ishte befasi pasi ai e ka pritur një rangim të tillë. “Të them të drejtën e kam pritur një rangim të tillë, pasi rezultatet e mija vitet e fundit gjithnjë kanë qenë pozitive. Tani pasi edhe zyrtarisht gjendem në vendin e gjashtë në rang listë ëndrra për të sfiduar Marcko Huck është më shumë reale. Nëse ndodh kjo, do te filloja menjëherë me përgatitje speciale, pasi dëshira ime për fitore është e madhe”, pohoi për KosovaBoxing, Nuri Seferi. Ndryshe, pas kampionit aktual Marko Huck i cili edhe u shpall boksieri më i mirë i muajit shtatorë, në rang listë në vend të dytë gjendet rusi Denis Lebedev, kurse i treti është Dany Gren nga Australia.

Avdyl SALIHU
13 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.