RTK

RTKLive
8 Gusht, 2022

Kosova shënon fitore ndaj Vasas me 9-5

3 min read

Palestra Bill Klinton, Ferizaj,  18 shtator 2010 – Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj ekipit Vasas nga Budapesti me rezultat 9 me 5. Boksierët tanë treguan performance të mirë gjatë këtyre përballjeve duke treguar boks mjaft cilësor. Dueli i parë filloi me luftën mes Kreshnik Kokollarit dhe Robert Lakatos, të cilën hungarezi ishte më i mirë në çastet e duhuru. Kokollari në një çast edhe iu numërua nga gjyqëtari. Me duelin e parë dukej që përfaqësuesja e Kosovës do të ketë të vështirë,  por ishte Liridon Zeqiri që fitoi luftën e dytë ndaj Miklos Rath. Lufta e tyre ishte e barazpeshuar por Zeqiri ishte më këmbëngulës për fitore. Dueli i tretë ishte mes Burim Hasanit dhe Vasu Giorgy. Edhe ky duel ishte mjaft i përafërt por në fund gjyqëtarët i dhanë fitoren boksierit tonë. Përforcimet që kishin ardh nga kombëtarja e jonë e Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën u pa çartë së Kosova pa Shqipërinë nuk mundet dhe siç thotë populli vëllau për vëlla i del në ndihmë atë moment kur i duhet. Përveç boksierëve Bilalli, Bërmeta, Ramo dhe Demaj aty nuk kishte kursyer veten as selektori Zef Gjoni i cili që nga dita e mërkurë bashkë me ekipin kishin ateruar në qytetin e Ferizajit në përgaditje. Asmer Bilalli u tregua më i mirë se Arom Szimmler duke qenë gjatë gjithë duelit agresor në ring. U pa se ishte ishte i fokusuar të fiton dhe ia arriti me shumë sukses. Edhe Alban Bërmeta mposhti bindshëm Vass Tamas me vendim unanim. Fatkeqësia e kësja mbrëmje ishte në duelin e parafundit ku Aleksandër Ramo në raundin e dytë e lëndoi krahun dhe dorëzoi meçin. Ende nuk kemi konfirmim se a do të boksoj neser apo jo. Dueli i fundit ishte mes dy kampionëve, atë të Shqipërisë në peshën deri 91 kg, Kristian Demaj dhe kampionit nga Hungaria në këtë peshë Joseph Darmas. Dueli ishte mjaft i fortë ku Demaj tregoi se premton mjaft shumë duke treguar boks cilësor, por në raundin e fundit në dy minutëshin e fundit disi u dukë një lodhje tek Demaj që mori disa goditje duke gjykuar gjyqëtarët duelin si të barabartë. Kjo edhe ishte e tëra nga duelet e para me ekipin Vasas nga Budapesti. Kosova fitoi me rezultat 9 me 5 dhe në rast se nesër sërish shënon fitore ndaj Debrecenit atëhere gjasat për gjysmëfinale do të jenë reale.

Në fillim të kësaj ngjarje ishte kryetari i ligës “BoxingOne Championship” Szilard Bolla i cili bëri hapjen e ndeshjeve. Bolla shpërbleu zyrtarët e Federatës e Boksit të Kosovës me disa dhurata, ndër ta kryetarin Ramadan Selimin, sekretarin Mehmet Bogujevcin, zëdhensin Latif Demollin, agjentin e federatës Abaz Suli, kryetarin e komunës së Ferizajit Bajrush Xhemajli dhe gazetarin sportiv të RTK-së Artan Muhaxhirin. Gjithashtu krytari i komunës së Ferizajit, Xhemajli i dhuroi poashtu një dhuratë simbolike kryetarit Bolla. Dueli tjetër me skuadrën Debreçen do të zhvillohet nesër nga ora 17:00 në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë. Edhe kësaj radhe televizioni ynë public RTK do të bëj transmetimin drejtpërdrejt për rrjetin tokësor dhe satelitor.

Rezultatet:
57 kg
– Kreshnik Kokollari vs.Robert Lakatos – 0-2
60 kg – Liridon Zeqiri vs. Miklos Rath – 2-0
64 kg – Burim Hasani vs. Vasu Giorgy – 2-0
69 kg – Asmer Bilalli vs. Arom Szimmler – 2-0
75 kg – Alban Bërmeta vs. Vass Tamas – 2-0
81 kg – Aleksandër Ramo vs. Imre Zello – 0-2 (tërheqje nga Ramo në raund të dytë)
91 kg – Kristian Demaj vs. Joseph Darmas – 1-1

Artan Vërbica
18 Shtator 2010

1 thought on “Kosova shënon fitore ndaj Vasas me 9-5

  1. Artan Verbnica niherit te pershendes,
    dhe e thome ate qe une ende se kualiteti i bokserav SHQIPTAR
    eshte nivel i larte Botror vetem mungon pergaditja fizike e kjo mungon
    nga organizimi i perbashkt.ishin meqet e shkelqyshe ne kete takim,
    me nderime M. Gjocaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.