RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Sevdail Sherifi fiton ndaj hungarezit Gyorgy Cselovszky me TKO 3

1 min read

Centre sportive du Platy, Villars-sur-Glane, Zvicër, 8 Tetor 2011 – Sevdail Sherifi ka shënuar fitore mbrëmë ndaj hugarezit  Gyorgy Cselovszky me “Knock Out” teknik në raund të tretë. Sherifi 7-1-2 (6 KO) shumë mirë u paraqit duke fituar dy raundet e para, duke krijuar avantazh dhe më pastaj në raundin e tretë e përfundoj meçin duke e hedhur në dysheme. Kundërshtari i Sherifit, Gyorgy Cselovszky kishte dy fitore dhe një humbje, ndërkohë asnjë here nuk kishte humbur me ndërprerje, gjë që Sherifi u tregua edhe kësaj radhe i fuqishëm.

Sherifi këtë vit ka boksuar tre herë duke fituar ndaj Elvir Behluloviç në Prishtinë, pastaj kishte një fitore të mundishme ndaj algjerianit Rachid Raad me vendim unanim. Pas këtyre dy fitoreve pati një barazim të papritur ndaj kroatit Toni Visiç, dhe tani kjo fitore vjen në momentin më të duhur për të rikthyer vetëbesimin tek vetveti. “Jam i lumtur për fitoren e arritur. Më është dashur kjo fitore pas atij barazimi demoralizues. Shumë shpejt do ti kërkoj revansh, sepse nuk e kisha ditën time. Për Sherifin, kjo është fitorja e 7-të në karrierë, karshi një humbje dhe dy barazimeve. Deri në fund të vitit Sherifi pritet të boksoj edhe së paku një herë.

Shpend Ahmeti
9 Tetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.