RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Canolli shënon fitoren e dytë në boksin profesionist, ndërsa Qato rikthehet me fitore

2 min read

Foto : Avdush Cakaj

York Hall, Bethnall Green, Londër, Angli, 8 Tetor 2011 – Ilir Canolli ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist. Canolli mbrëmë arriti të fitoj ndaj lituanezit Rolandas Cesna 0-4, me vendim unanim pas katër raundeve. Canolli fitoi të gjitha raundet ku gjyqëtarët e vlerësuan me 40-36 në të mirë të boksierit tonë. Ish-kampioni botëror në kick-box dhe thai-box amator, ishte mjaft i kënaqur pas këtij triumfi. “Kam dominuar në të gjitha raundet dhe jam i lumtur që fitova” theksoi Canolli nëpërmjet lidhjes telefonike për Kosovaboxing.org. Kjo ishte ndeshja e dytë profesioniset dhe e para në Britani të Madhe. Canolli meçin e parë profesionist e kishte zhvilluar në muajin Prill në Pejë, ku kishte mposhtur boksierin me eksperiencë Josip Jalusiç. Tani kjo fitore vjen në një moment të duhur për Canollin i cili do të shtoj besimin dhe motivin tek vetja për ndeshjet e radhës. Meçin e radhës Canolli do të ketë me 3 Dhjetor, por mund të ndodh të boksoj edhe me 15 Nëntor. “Më është caktuar meçi i radhës me 3 Dhjetor, por mund të boksoj edhe me 15 Nëntor, gjë që do të jetë e mirë se ardhur për mua” tha Canolli. Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe shumë menagjer të boksit të cilët e pëlqyen mjaft Canollin.”Pas ndeshjes kisha disa kontakte, ku mu afruan disa menagjer të njohur anglez, ku më kërkuan bashkëpunim, por për mua nuk janë të rëndësishëm. Dua të radhis sa më shumë fitoret e pastaj do të mendoj për oferta më joshëse” ishte i prerë Canolli.

I pranishëm në këtë mbrëmje për ta përkrahur Canollin ishte edhe boksieri ynë i njohur Kreshnik Qato, i cili e përgëzoj për fitoren pas ndeshjes Canollin. Qato kishte boksuar një natë më heret ku mposhti britanikun Terry Carruthers me anë të pikëve, 59-56. Kosova Boxing është agjencioni i parë i cili ka pëercjell dhe publikuar rezultatet e boksierit tonë. Canolli ka një talent të jashtëzakonshem ku do të mund të shfrytëzon me shumë suksese.

Artan Vërbica
9 Tetor 2011

3 thoughts on “Canolli shënon fitoren e dytë në boksin profesionist, ndërsa Qato rikthehet me fitore

  1. Urime,me vjen shume mire per fitoren dhe shpresoj se me fitore do te jemi te knaqur dhe shume kohe nga Iliri,shpresoj shume qe iliri do te mbrri gjer te titulli me i lart pasi qe eshte punetor i madh dhe sportist i sjellshem.
    Edhe nje here urime e suksese te me tejshme dhe kam besim te madh te ju i nderuar dhe punetor i madh z.Ilir.

  2. te falemderoi shum Trener i Nderuar per urimin -Agim- ju premtoi qe nuk do te zhgenjeheni me mua tung tung
    flm shum Gazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.